Berisha: Lakejtë e Ramës kalojnë nga një studio në tjetrën duke bërë avokatinë e krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në përfundim të fjalës së tij para qytetarëve që tubojnë poshtë bnanesës së tij se, lakejtë e Ramës kalojnë nga një studio në tjetrën duke bërë avokatinë e krimit, idhulli juaj është kryehajdut i Shqipërisë.
“Miqtë e mi, çdo ditë e më e fuqishme bëhet drita, rrezja e dritës që ju shpërndani në katër anët e vendit.
Për një shoqëri, në çdo situatë, nuk ka asgjë më të fuqishme se rrezen e dritës, se transparencën dhe ju këtu po e bëni në mënyrë të mrekullueshme.
Ndaj unë ju përgëzoj ju, përgëzoj oratorët e mrekullueshëm për problemet që keni sjellë dhe sillni.
Kjo rreze nxjerr në dritën e diellit para shqiptarëve, të gjithë shëmtinë e narkodiktatorit, regjimit të tij diktatorial, shëmtinë e instrumenteve të tij të krimit, Skapit dhe organeve të tjerë. Shëmtinë e lakejve që kalojnë nga një studio në tjetër, duke bërë avokatinë e krimit.
Amerikanizmi i tyre është për të vjedhur, për të bërë trafiqe droge.
Këta janë llumi i shoqërisë shqiptare, këta nuk kanë asnjë vlerë.
Ja ku jeni tani, ja ku e keni idhullin tuaj, kryehajdut të Shqipërisë, ja ku e keni kryetar të skandalit më të madh të shekulit.
Ja ku e keni, të denoncuar nga drejtësia e mbarë botës.
Ndaj edhe njëherë, mirënjohjen më të pakufishme në Rrugën e Shpresës, ringjallët pluralizmin, ringjallët forcën, ringjallët besimin e shqiptarëve.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Basho-opozitarët janë pengje të shpërfytyruara të vesit, bëjnë avokatinë e vjedhjes së votës nga Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar ne mbështetje …