Kumbulla firmos me Sassuolon

Kanë përfunduar vizitat mjekësore të Marash Kumbullës me Sassuolo-n. Ashtu siç pritej, ka tym të bardhë mes Sassuolos dhe Romës, me detajet e fundit tashmë të rregulluara.

Operacioni mbyllet në bazë të një huazimi të thatë deri në fund të sezonit, me Udinese të tërhequr efektivisht nga negociatat duke pasur parasysh dështimin për të shitur Nehuen Perez te Napoli.

Mëngjesin e së enjtes futbollisti shqiptar i lindur në vitin 2000 ka firmosur kontratën me Sassuolo-n, atje ku gjen edhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

About Redaksia

Check Also

Messi flet për raportin me Ronaldon: Respekt i madh, por nuk jemi miq

Lionel Messi ka shprehur edhe një herë respektin e tij të thellë për rivalin e …