Protesta në Bruksel, fermerët djegin traktorët përpara Parlamentit Europian

Situata është përshkallëzuar në Bruksel, ku fermerët janë mbledhur përpara Parlamentit Europian, duke djegur traktorët.

Edhe pse protestat e fermerëve, nuk janë në axhendën zyrtare për samitin e Brukselit, ata u mblodhën për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sipas informacioneve të fundit, një mijë traktorë u mblodhën në vendin ku do të zhvillohet samiti, ndërsa protestuesit janë kryesisht nga Belgjika.

Fermerët rrëzuan një statujë historike në Sheshin e Luksemburgut, ndërkohë që u raportua edh për përleshje me policinë.

Në Francë, situata u përshkallëzua edhe më shumë mbrëmjen e së mërkurës, me arrestimet e para të fermerëve që donin të bllokonin tregun Ranji, qendrën ushqimore të rajonit të Parisit.

Gjithsej 91 persona u arrestuan në orët e vona të pasdites, pas një bastisjeje në ambientet e këtij tregu me shumicë, pas dëmëve të shkaktuara.

Ndihma e shpallur dje nga qeveria franceze dhe koncesionet e Komisionit Europian dhe importet nga Ukraina, duket se nuk i kënaqi fermerët, të cilët po mobilizohen edhe në Itali, Spanjë dhe Gjermani.

About Redaksia

Check Also

Një fjalim i pazakontë i ish-senatorit Joe Biden në vitin 2002 për shqiptarët dhe rajonin

Fjalimi i ish-senatorit Joe Bidenit para komunitetit shqiptaro-amerikan në vitin 2002 ku ai shpjegon pse …