Ahmetaj u “zbërthye”/ Balliu: Pse nuk arrestohet Rama e Veliaj?

Klevis Balliu, Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike ka komentuar deklratët e ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj i cili akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën dhe Erion veliajn si të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Balliu thekson se drejtësia në vendin tonë funksionon me “regji”, pasi sipas tij, në një vend normal duhet të ishin arrestuar dy pronarët faktikë të inceneratorit, Veliaj dhe Rama.

“Pas deklaratave të zv kryeministrit dhe ministrit prej 8 vitesh të Edi Ramës lind vetëm një pyetje:

Pse nuk janë arrestuar akoma pronari faktik i inceneratoreve Erion Veliaj dhe pronari dhe arkitekti i të gjithë aferës Edi Rama?

Kur drejtesia nuk funksionon qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e vendit për ta shpëtuar nga pushteti i korruptuar i qeverisë së inceneratoreve”, shkruan Balliu.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Korporata e drejtësisë në operacionin “Shpëtoni ushtaren Irena” vonohet edhe 15 muaj të tjerë!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarabër Malltezi, në një postim të tij …