Bordi Ekzekutiv i “EPP Women”, Vokshi: Rama po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Forumit të Grave të PPE (Partitë Popullore Europiane), një hapësirë e vecantë u la për situatën në Shqipëri. Albana Vokshi, zv/Presidente e Forumit, informoi Bordin rreth sulmeve të njëpasnjëshme të Kryeministrit Edi Rama për shkatërrimin e Opozitës.

Albana Vokshi tha se, Shqipëria nuk është ajo që Edi Rama kërkon ta shesë. Shqipëria është një regjim ku shkelen e mohohen cdo ditë të drejtat kushtetuese të qytetarëve.

Prej vitesh Edi Rama, i cili ka mbledhur të gjitha pushtetet në duart e tij, duke përdorur cdo mjet e duke abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë, ka lobuar e ka korruptuar edhe drejtues të lartë të FBI për të nisur procese hetimore për shkatërrimin e opozitës. Në këtë kuadër, sot Shqipëria rreshtohet me Rusinë e Bjellorusinë, me lider të opozitës të arrestuar politikisht. Edhe pse kanë hetuar për më shumë se 3 vjet një çështje të stisur, prokurorët nuk kanë gjetur asnjë provë as për ta akuzuar zyrtarisht për shkelje të supozuara z. Berisha. Pa asnjë akuzë, ai mbahet në arrest shtëpiak edhe pse është lider i opozitës.  Në cilin vend të botës, pa akuzë, burgosesh? Në cilin vend të botës një deputet me imunitet, pa vendim gjykate, arrestohet? Vetëm në regjimin e Edi Ramës i cili po përdor drejtësinë si arma kryesore kundër opozitës dhe në favor të qëndrimit të tij në pushtet.

Në të njëjtën kohë, – theksoi Vokshi – edhe pse Shqipëria është Republikë Parlamentare, parlamentarizmi po shuhet. Deputetëve të opozitës po ju mohohen të gjitha të drejtat kushtetuese: ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për kontrollin e qeverisë, shqyrtimin e project ligjeve që propozojnë si dhe e drejta e përfaqësimit në komisionet e përhershme e përkohshme. Opozitës po i mohohet e drejta e përfaqësimit në Komisionin për Reformën zgjedhore, në të cilin Edi Rama ka emëruar përfaqësuesit e pseudo-opozitës. Opozita kërkon një reformë reale zgjedhore, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR, për të mos lejuar më vjedhjen dhe dhunimin e votës por për të rikthyer votën e lirë e të ndershme.

Kryetarja e Forumit Demokrat te Gruas tha se, “në Shqipëri po protestohet kudo në rrugë, në parlament dhe në këshillat bashkiakë”.

Ajo shtoi se, “opozita është e vendosur të vijojë betejën për të drejtat e mohuara dhe se kërkon vëmendje të shtuar të institucioneve të BE dhe vendeve anëtare për situatën në Shqipëri dhe mbeshtetje për një reformë zgjedhore reale”.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …