Kush është prokurori i SPAK-ut që mori shtëpi nga një organizatë fetare

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dha mbrëmë një intervistë me akuza të forta në Çim Peka LIVE.

Mes të tjerash, Ahmetaj tha se Edi Rama dhe thjeshtra e tij kanë marrë tenderin për Eko-parkun në Durrës.

Por ai hodhi dyshime edhe për prokurorët e SPAK. Sipas tij, njëri prej tyre ka marrë një shtëpi nga një organizatë fetare.

Arben Ahmetaj: Më pyete për Eko-parkun, ndërkohë që në rrethin tim miqësor janë masakruar të gjithë. Shokë fëmijërie. Familja e Eriolës i ka shitur një shoku tim të fëmijërisë shtëpinë. E di ti që SPAK donte t’i merrte çarçafët dhe t’i bënte analizat nëse kisha fjetur unë aty apo jo, ndërkohë që ata kishin muaj e muaj që jetonin. Një prokurori i ka falur një shtëpi një organizatë fetare, a dyshohet ky prokuror për pastrim parash?

Çim Peka: Jeni konkret, flisni me emra. Ky prokuror është Altin Dumani, që ka marrë dhuratë shtëpinë e tij nga një organizatë fetare.

Arben Ahmetaj: Nuk e di, ma thanë. Ky duhet parë. Po ky tjetri që ka të njëjtën vilë me gjysmën e çmimit, që e ka blerë familja e Eriolës. A duhet parë…

Çim Peka: Arben Kraja …

Arben Ahmetaj: Nuk e di. Këta janë turrur kundër meje. I ka turrur Edi Rama kundër meje. Këtë fjalë doje që të thosha. Unë këtë fjalë e kam pasur këtu, që ditën e parë. E kam thënë tek ‘Opinion’, por nuk isha i bindur.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po fsheh raportin e PE! Peleshi duhej ta kishte shkarkuar Xhaçkën, por ajo është pjesë e familjes Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Rama …