Afera Rama-McGonigal/ Berisha: Dumani po bën gjithçka të mbyllë superskandalin e shekullit

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para protestuesve foli edhe për afërën Rama-McGonigal. Berisha tha se, Dumani po bën gjithçka të mbyllë superskandalin e shekullit.
“Të dashur miq, kjo protestë është frymëzim për çdo të ri shqiptar, që sheh Shqipërinë në një vend ku i mbyllen dyert, që sheh Shqipërinë në një vend ku nuk mund të shkollohet sepse dyert e universiteteve janë të mbyllura për të.
Ose për ata që janë të hapura, detyrohen të paguajnë tarifat ndër më të lartat në Europë, qiratë më të lartat.
Të rinj, sytë e shqiptarëve janë të drejtuar te ju sot, shpresa e tyre jeni ju sot.
Nga kjo tribunë, me dhjetëra e dhjetëra prej jush kanë dhënë mesazhet më të fuqishme, janë bërë zëri juaj.
Bashkohuni në këtë protestë për të shpëtuar Shqipërinë!
Në këtë protestë bëhet një betejë e fuqishme midis idealistëve, njerëzve të ndershëm, me integritet, atdhetarë dhe të keqes së madhe që ka pllakosur Shqipërinë.
Një grup hajdutësh që vjedh dhe vetëm vjedh pasuritë e këtij vendi, i transferon offshore, i transferon në Dubai për parajsat e tyre.
Sot kryeministri i vendit është zyrtari më i damkosur në Europë sepse është kapur në flagrancë nga drejtësia e SHBA se ka korruptuar zyrtarin më të lartë të zbulimit të këtij vendi.
Gjithë njerëzit e ndershëm në SHBA, në Europë dhe kudo, presin përgjigjen tonë.
Askush të mos mendojë se Dumani do të hetojë, përkundrazi Dumani është bashkautor me mbrojtjen që i bën në të gjitha krimet Edi Ramës.
Të dashur miq, para dy javësh deklaroi se po heton skandalin McGonigal, e vërteta është se po bën gjithçka të mbyllë superskandalin e shekullit.
Asnjë nga ata që kanë denoncuar publikisht gjobëvënësit Edi Rama-McGonigal-Duçka e Neza e kompani, nuk janë thirrur për t’u pyetur.
Skapi nuk do dëshmitarë kundër Edi Ramës.
Skapi nuk do dëshmitarë kundër Erion Veliajt”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …