Molla serbe le në stok prodhimin e Korçës, fermerët në protestë

Molla e Korçës ka mbetur stok dhe kjo ka detyruar fermerët të dalin në protestë mëngjesin e kësaj të shtune.

Dhjetëra fermerë janë mbledhur në kryqëzimin e fshatit Zvirinë në aksin nacional Korçë-Pogradec. Fermerët e fshatit Zvirinë thonë se molla e tyre ka mbetur pa shitur për shkak të hyrjes së mollës nga importi.

Sipas grumbulluesve të molles, dy janë faktorët, çmimi i lartë kur ky frut u mblodh dhe hyrja e mollës nga importi, kryesisht nga Serbia, ndërsa qeveria duhet të reagojë urgjentisht për të mbrojtur prodhimin vendas.

Në këtë protestë të lajmëruar më herët ka edhe forca policie te cilat janë pozicionuar në këtë aks për të kontrolluar situatën.

Rreth 15 mijë ton molle kanë mbetur pa u shitur në frigoriferët e juglindjes së vendit dhe shkak sipas grumbulluesve të mëdhenj të këtij fruti janë grumbullimi që është bërë me çmim të lartë në sezon si dhe hyrja e mollës nga importi.

About Redaksia

Check Also

Rekord i zi/Çmimet në Shqipëri, 26% më të shtrenjta se në Gjermani

Franc NURI Mbi 52 produkte bazë në Shqipëri kushtojnë mesatarisht 25.6 % më shtrenjtë se …