Paloka thirrje qytetarëve: Të hënën, ora 17:00 te Parlamenti!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Edi Paloka u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e drejtuar nga opozita ditën e hënë më 5 shkurt te Parlamenti.

“Goditjet më të rënda të një regjimi kundër një partie politike janë dy. Nxjerrja jashtë ligjit dhe, burgosja politike ose eleminimi i liderit. Të ngrihemi për të mos e lejuar asgjësimin e opozitës dhe pluralizmit! Të bëhemi bashkë kundër mega-vjedhjeve të qeverisë, shpopullimit të vendit dhe varfërimit të shqiptarëve! E hënë, 5 shkurt, ora 17.00. Te Parlamenti!”, shkruan Paloka.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …