Protesta për izolimin nga autostrada Thumanë-Kashar, policia rrethon banorët

Banorët protestues të fshatrave të Krujës që kërkojnë një rrugë hyrëse-dalëse për bizneset e tyre në autostradën Thumanë-Kashar, janë ulur në mesditë dhe e kanë bllokuar aksin duke hedhur parulla në drejtim të qeverisë.

Ata janë shprehur qartë se këtë protestë po e bëjnë për familjet e tyre, pasi kanë bizneset në këtë aks dhe projekti jotransparent nuk u jep asnjë mundësi se si do të shkojnë në bizneset që kanë aty pranë.

Policia ka krijuar një kordon përreth tyre dhe e ndjek protestën në heshtje për momentin.

Banorët shprehen qartë se nuk janë kundër projektit, por ai duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Në Evropë shkohet me rrugë të hapura, jo me rrugë të mbyllura”, thuhet në njërën nga parullat që ata ngritur.

“Nga kjo mbyllje rruge neve na shtohen 10 km. Nga kjo mbyllje ne duhet të shkojmë rreth e qark nëpër rrugën e vjetër që ka bërë Enver Hoxha”, tha një nga banorët protestues.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Athina ka sot shqiptarë më shumë se në çdo kryeqytet, se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin me shqiptarët …