Qirici: Regjimi i rilindur tashmë është në gramat e tij të fundit!

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Elena Eleni Qirici ishte pjesë e tubimit qytetar  në mbështetje të kreut të Opozitës Sali Berisha poshtë banesës së tij. Në fjalinë e saj, Qirici theksoi se regjimi i rilindur tashmë është në gramat e tij të fundit.

“Regjimi i rilindur tashmë është në gramat e tij të fundit.

Kështjella e korrupsionit, e imoralitetit politik, kështjella e tradhëtisë kombëtare po i zë nga brenda lakenjtë pushtetit.

Një nga ne është sa qindra patronazhist që paguhen me paratë e shqiptarëve. Këta njerëz këtu nuk janë si ata të shiturit e kacidhes që bien nga tavolinat e korrupsionit. Nëse nuk do të kishin themeluar Partinë Demokratike, tani do të ishim në një regjim të mirfilltë  dhe do të shihnim Ramën e Bashën në një bashkëqeverisje e cila ishte tamam si ajë amnallazh demokracie. Rama dhe Bashka nuk do të jenë bashkë në një bashkëqeverisje sepse ju nuk i lejuat, ne nuk i lejuam, shqiptarët nuk di ti lejojnë.

Tani është momenti për të radikalizuar lëvizjen tonë demokratike për shpëtimin  e vendit dhe shporrjen e kartelit korruptiv qeverisës.

Marr pafund mesazhe edhe nga socialist të ndershëm, që duan ta shporrin edhe ata këtë regjim që do shkojnë të votojnë për të shkatërruar kartelin me votën e tyre”, tha Qirici.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …