Boçi: Protestat nuk do jenë shëtitje në bulevard

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, foli për protestën e opozitës sot para Kuvendit si dhe për aksionin e opozitës në ditët në vijim. Në një intervistë në “Ora News”, Boçi u shpreh se protestat nuk do jenë shëtitje në bulevard apo shpërndarje trëndafilash.

“Kur rregullat e lojës janë të sulmuara sigurisht që do ketë reagim. Ka pasur mosbindje civile në parlament, që do vazhdojnë edhe nesër. Do ketë njerëz, është bërë thirrje që të jenë prezentë para parlamentit. Edhe strukturat e PD janë lajmëruar. Ka të bëjë me rezistencën që ka shfaqur dhe do e shfaqë në vazhdim. Opozita nuk do heqë dorë nga mosbindja civile. Protestat nuk do jenë shëtitje në bulevard apo shpërndarje trëndafilash“, tha ai.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …