Kur largohet rinia, e ardhmja e vendit dhe e kombit është në rrezik!

Nga Rezenbrik SERJANI

Fjala në Rrugën e Shpresës!

Të nderuar demokratë dhe demokrate, qëndrestarë dhe qëndrestare!
I nderuar Doktor Berisha!
Është nder i jashtëzakonshëm të jem këtu, si njëri prej jush, në rrugën e Shpresës, rezistencës dhe qëndresës së madhe.
Jam Rezenbrik Serjani.
Vij nga Vlora e patriotëve të mëdhenj, nga Vlora e pavarësisë së madhe, nga Vlora e ndryshimeve historike.

Sot përfaqësoj çdo të Ri dhe të Re, zëri i të cilëve u shua, u mbyt dhe zgjidhja e vetme u mbeti valixhja drejt Perëndimit, drejt atyre vendeve ku shpresojnë të gjejnë atë që kërkonin dhe humbën në vendin e tyre.

Në 10 vite, janë larguar mbi 700.000 shqiptarë, ku pjesa më e madhe janë të rinj, forca më vitale e këtij vendi.
Dhe kur largohet rinia, e ardhmja e vendit dhe e kombit është vërtet në rrezik; humbet shpresa për të ardhmen, shpresa për ndryshim kapitullon përpara së keqes.
Përgjegjësi për këtë ka veç nje emer: Rama dhe sekti i tij në pushtet!
10 vite politika antikombëtare e shpopulluese, 10 vite vrasje shprese per ne te rinjte nga sekti në pushtet.

Për 10 vjet, çdo ditë na jepet një arsye më shumë për t’u larguar.
Por po ashtu na jepen edhe mijëra arsye për të qëndruar, rezistuar e për të fituar!
Prandaj jam sot këtu mes jush, mes mijëra shpirtrash luftetarësh lirie si qëndrestarë të jashtëzakonshëm historik, në rrugën e drejtë të shpresës, qëndresës e rezistencës.

Rruga e Shpresës, si asnjëherë tjetër në këto 33 vite, është shndërruar në tempullin e mirënjohjes kombëtare, duke dhënë çdo ditë leksione të vyera demokracie.
Ajo ka dhën një efekt magjik në pluralizmin demokratik në Shqipëri duke u shndërruar në muzën e frymëzimit të shpresës dhe besimit.

I nderuar Doktor!
Të nderuar qëndrestarë!

Për 1 muaj radhazi rrugëtimi i shpresës ka hyrë në historinë e demokracisë shqiptare, si eventi më i jashtëzakonshëm i fillim dekadës së katërt të demokracise në Shqipëri!

Ju, mbeteni lideri vizionar, lideri i demokracisë së madhe, lideri i Shqipërisë Europiane.
Ju shprehim mbështetjen absolute në rikthimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike, për ta ngritur këtë Parti-Aset në piedestalin e fitores.

Me Ju Doktor!
Me Partinë Demokratike!
Si një korpus i madh qëndrese, të ecim të sigurt drejt të ardhmes së ndritur të Shqipërisë e shqiptarëve.

Zoti i bekoftë demokratët dhe rrugën që kemi nisur për ndryshim !
Zoti e bekoftë Shqipërinë !

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …