Shkodranët nuk kanë parë asgjë akoma! Koha për të reaguar është tani!

Nga Bardh SPAHIA

Të paktën 180 kryefamiljarë, gra dhe burra janë hedhur në rrugë me vendim të kryebashkiakut të paligjshëm, të emëruar nga krimi i organizuar, Benet Beci! Me skenarin në përsëritje të Rilindjes 2013 për gjoja ristrukturim, po ndodh spastrim politik. Asgjë për t’u habitur nga një kryebashkiak që urdhrat i merr nga një kryeministër dhe nga një bandë që kanë frikë nga njerëzit e lirë dhe të ndershëm.

Megjithatë shkodranët duhet ta dinë se 180 kryefamiljarë po ndëshkohen politikisht jo sepse ka patur abuzim me pozicionet e tyre. Historikisht, deri në vitin 2023, bashkia e Shkodrës ka marrë vlerësime të përvitshme si një ndër bashkitë e pakta në vend për menaxhimin e shkëlqyer financiar. Kjo do të thotë se taksat e shkodranëve nuk janë vjedhur, nuk janë abuzuar, por i kanë shërbyer interesit publik.

Shkodranët nuk e meritojnë të tallen nga propaganda antinepotizëm e Benet Becit, personi që mbahet mend për abuzime dhe emërime skandaloze në KESH. Media ka dokumentuar, pas hakerimit të listpagesave, punësimin prej tij si këshilltarë në KESH të bashkpunëtorëve të kompanisë së bashkëshortes.

Kjo që po nis me shkarkimin masiv të 180 burrave e grave të punës nuk sjell asnjë të mirë për Shkodrën. Ata do të zëvendësohen me shërbëtorë të bandës që solli në pushtet Benet Becin dhe kontrollon sot Bashkinë e Shkodrës.

Ky është vetëm fillimi. Shkodranët do të ndiejnë në lëkurë çfarë do të thotë që Shkodrën nuk e qeveris vota e lirë, por krimi dhe korrupsioni. Çmimi i ujit do të rritet, taksat kanë nisur të rriten duke nisur nga tregtarët, nga kopshtet dhe çerdhet, tek ndërtimi, duke bërë akoma më të shtrenjtë jetesën në bashkinë me numrin më të madh të emigracionit gjatë 3-4 viteve të fundit.

Koha për të reaguar është tani!

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …