Vokshi: Gardistët na goditën edhe fizikisht

Deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’, ka bërë një denoncim. Ajo tha se është goditur nga gardistët ditën e sotme në protestën e zhvilluar para Kuvendit, ndërsa po tentonin të futeshin në seancën plenare. Vokshi theksoi se së bashku me kolegët është dhunuar fizikisht.

“Unë jam goditur në pjesët e poshtme të këmbës nga gardistët. Nuk e di a kam hematoma. Jam dhunuar fizikisht. Na kanë shtyrë, na kanë goditur nga këmbët. Dhe kolegët e mi janë goditur. Ne i bëmë thirrje dhe punonjësve të gardës. Çdo punonjës i gardës mendoj se duhet të ketë një lloj morali, sepse beteja jonë është për çdo qytetar shqiptar”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …