“Ambasada e Soros në Londër”, shqiptarët protestë kundër Ramës: Përfaqëson krimin…

Dhjetëra te rinj shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Angli u grumbulluan për të protestuar para ambasadës shqiptare në Londër.

Në shenjë solidarizimi me protestat që aktualisht janë duke u zhvilluar nga opozita në Shqipëri, ata dolën me pankarta në duar përballë ambasadës shqiptare të etiketuar si ambasada e “Sorosit në Londër”.

“Përshëndetje gjithë shqiptarëve, sot kemi ardhur në Londër, kemi ardhur tek ambasada e Soros. Tek ambasada që përfaqëson krimin shqiptar”, tha protestuesi.

Siç mund ta shihni nga pamjet, pankarta e varur në hyrje të ambasadës shqiptare mban foton e socialistëve të burgosur dhe shumë të tjerëve që janë të përfshirë në afera korruptive, ndërsa në qendër të saj qëndron kryeministri Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Diplomatja që u takua me Ramën nën hetim nga Departamenti i Shtetit

Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, po përballet me një hetim të raportuar të Zyrës …