Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Lili Cingun, mbretereshën e valles!

Të dashur miq, Lili Cingu, shtojzovallja e sekenës shqiptare, që me talentin e saj të rrallë shpalosi në dekada më bukur se kushdo tjetër në Shqipëri, por dhe në botë dinamikën e shpirtit të kombit shqiptar, të shprehur kaq mirë në vallet e tij nga Jugu në Veri mbylli sytë përgjithmonë. Fluturimi i saj në përjetësis është humbje e pazëvendësueshme në skenë, në koreografinë e shpirtit. Lili Cingu me trashëgimin e saj do jetojë përherë në thesaret e artë të kultures tonë në krye të valles, në krye të frymëzimit, përherë gjallë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë admiruesve të panumërt të saj. #sb

About Redaksia

Check Also

18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!

Nga Bujar Leskaj Saharaja s’di të ëndërrojë. Ajo bluan gurë me mend’ e saj… Saharaja …