Krosi: Skavica është projekt serb, fundërrinat në krye të shtetit po e mbytin Dibrën!

Kryetari i degës së PD Dibër, Ilir Krosi ishte i pranishëm në tubimin qytetar në mbrojtje të kryetarit të Opozitës, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, Krosi shprehu të gjitha problematikat që po përjeton sot qarku i Dibrës, gjithashtu projekti i Skavicës, të cilin e quan projekt serb, ai shprehet se do jetë vetëm shkatërrues për vendin.

“Ne nuk do i lejojmë këta fundërrina ta përmbysin Dibrën.  Situata politike në Dibër është në ditët më të këqija. Është në keqqeverisje. E keni parë të gjithë ju me eksperimentet e vjedhje dhe blerjes së votave që i ka mbërmbajtur dosja 184.

Dibra është zbrazur dhe fatkeqsisht në Dibër sot jetojnë më pas ke gjysma e qytetarëve që ishin në vitin 1990, ashtu siç është zbrazur e gjithë Shqipëria.

Ne kemi mbështetur të gjitha protestat për padrejtësitë, për vjedhjet, për korrupsionin. Ne kemi mbështetur të gjitha lëvizjet në mbrojtje të Dibrës, kundër Skavicës dhe është momenti dhe i falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar”, tha Krosi.

About Redaksia

Check Also

I “çmenduri” la konferencën dhe gjëmonte korridoreve gazetaren e re/ Dëshmia…

Në intervistën e dhënë për Syri Tv, pas përplasjes verbale me Kryeministrin, gazetarja e Syri …