Noka: Shikoni Ramën, e ka shndërruar nga Republikë parlamentare në Republikë të Gardës!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka ka kryesuar grupin e deputetëve të opozitës që janë përpjekur sot mes të shtyrave nga gardistët, që të hyjnë në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Noka është detyruar të marrë në mbrojtje gazetarët dhe operatorët, pasi edhe ata janë penguar nga gardistët po njësoj si opozitarët për të mos hyrë në komision.

Me tone të larta, Flamur Noka është detyruar të zbulojë para opinionit publik, atë bllokazh që mazhoranca po i bën opozitës për ta penguar pjesëmarrjen e saj në mbledhjen e rëndësishme të Komisionit të Reformës Zgjedhor, duke thënë:

“Shiheni Live çfarë bën banda e pushtetit! Jo vetëm deputetët… A kishte ndodhur ndonjëherë në ndonjë vend demokratik që i gjithë grupi parlamentar i opozitës të lihej jashtë parlamentit me qëllim që të kënaqeshin, “të masturboheshin” brenda këta si në një parlament monist pa opozitën?! E bëri dje atë që nuk ishte bërë kurrë, Edi Rama, nëpërmjet asaj kukullës Barbie që e telekomandon.

Shikojeni sot, as deputetët nuk lejojnë, as gazetarët, se duan ta bëjnë gjithçka në errësirë! Armik i mediave dhe i lirisë së mediave, armik i lirisë nejrëzore është ky. Shikoni gardistët, e ka shndërruar nga republikë parlamentare në republikë të gardës!”

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …