Batoni paguhej 4400 euro në muaj nga inceneratorët

Një fake neës është publikuar nga mediat e inceneratorëve.

Të dy personat e paguar nga inceneratorët Baton Haxhiu dhe Carlo Bollino janë spektakolarë në deklarimet e tyre.

Dje Baton Haxhiu tha se ka 4 pagesa të prapambetura nga inceneratorët dhe nuk e mohoi kontratën 6 mujorëshe, nga e cila merrte 4400 euro/muaj.

Njësoj edhe Carlo Bollino, i cili është paguar me dhjetëra mijëra euro nga inceneratorët, tashmë me një fake neës na thonë se anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi është në hetim nga SPAK.

Burime nga SPAK i thanë CNA-së se Këlliçi nuk është në hetim dhe këto fake neës bëhen nga mediat e paguara nga inceneratorët që shqiptarët nuk i besojnë.

Mediat e Bollinos dhe Batonit apo edhe mediat e tjera që marrin para nga inceneratorët, thjeshtë dhe vetëm krijojnë lajme të pavërteta, propaganda dhe gënjeshtra sepse vazhdojnë shërbimin e tyre jo vetëm ndaj inceneratorëve, duke na treguar se ka qenë biznes përtej pretendimit se ishin shokët e “Tigrit”.

Inceneratorët në fakt janë një biznes i Rilindjes dhe mediave të tyre.

Këtë na e tregojnë dokumentet e publikuara ditë pas dite nga CNA, Këlliçi apo edhe hetimet e SPAK-ut, që veçse i ka quajtur inceneratorët aferë, ka vënë në pranga zyrtarë të Rilindjes.

Dhe Rilindja, me mediat e saj të paguara nga inceneratorët, apo edhe të shpërblyera me tendera dhe miliona nga taksat e shqiptarëve, kërkon të spostojë vëmendjen me teza të pavërteta, duke hedhur shashka në ajër./CNA

About Redaksia

Check Also

LaCivita: Njihuni me Ramaduron! Autokrati i Europës, armik i Trumpizmit i trajnuar nga Sorosi

Ish-strategu i Trump dhe fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris …