Si dhe pse Rama mashtroi për vizitën e Blinken në Shqipëri dhe reagimi i Ambasadës

“RD”

“Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken do të vizitojë Tiranën më 16 shkurt”.
Kështu raportuan të martën dy mediat e kontrolluara nga Rama “Top Channel” dhe “Report Tv”.

Mediat thanë se po punohej nga shëbimet diplomatike për finalizimin e detajeve të kësaj vizite.
Por ambasada amerikane ka përgënjeshtruar këtë lajm për “Neës 24” duke u përgjigjur shurt dhe prerë me dy Jo. “Jo, jo”, Blinken nuk do të vizitojë Shqipërinë ka qenë përgjigja e Ambasadës.

Pak ditë më par ish-zëvëndësi i Ramës, Ahmetaj deklaroi publikisht se pas lajmeve të tila politike të Top Channel qëndron direkt Rama.

Po përse raa mashtroio për këtë vizitë të Blinken? Rama po ndjen se anija e tij po fut ujë nga të gjitha anët. Protesta e madhe e së hënës para Parlamentit e ka trembur skurse edhe bashkimi i Partisë Demokratike në protestë.

Por ajo që e tremb më shumë është protesta e 20 shkurtit në Tiranë ku pritet një pjesmarrje masive popullore. Jo më kot Rama në mediat e tij mashtroi duke thënë se Blinken do të vijë në Shqipëri me 16 shkurt, pra fiks katër ditë para protestës së 20 shkurtit, por edhe në të njëjtën ditë kur i korruptuari prej tij në FBI, McGonigal do të dënohet për korrupsionin që ka bërë me Ramën ku është kapur në flagrancë duke paguar kundër PD dhe Berishës.

Reagimi i menjëhershëm i Ambasadës amerikane i ka prishur plain pë të krijuar diversion me vizitën e Blinken, por një të njëtën kohë Ambasda ka dhënë mesazhin se nuk mund të lejojë më Ramën të përdorë autoritetet amerikane për qëllime të tij politike.

About Krye Redaktor

Check Also

Njeriu më i afërt i Trump në Kongres që kërkon hetimin e Ramës për lidhjet me kartelet e drogës

Në prill të këtij viti New York Times publikoi një artikull me titull “Miliarderët sirianë …