Basha i përfshirë tek biznesi i basteve?

Ekspertja e ekonomisë dhe ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar në lidhje me rikthimin e basteve sportive nga ana e mazhorancës, projektligj i cili pritej të miratohej këtë të enjte në Kuvend, por u hoq nga rendi i ditës pa dhënl shpjegime. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo hedh dyshime se i përfshirë tek rikthimi i basteve mund të jetë dhe Lulzim Basha.

Në lidhje me dy katet e blera nga familjarët e tij tek kompleksi “Lion Park” në hyrje të Liqenit Artificial, Shehaj e pyet Bashën nëse mos vallë janë blerë me të ardhurat nga biznesi i lidhur me bastet.

Sipas saj, deputeti demokrat ka heshtur në lidhje me rikthimin e basteve sportive edhe pse para 5 vitesh ka paralajmëruar se do të denonconte një eksponent rilindas të lidhur me lojërat e fatit.

Kujtojmë se bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela, rezulton përfituese për 246.4 metra katrorë të porositura në ndërtesën “Lion Residence”, e cila me çmimin mesatar të tregut në këtë godinë, 3000 euro/m2, ka një vlerë pasurie prej 738 mijë euro.

Reagimi i Brisida Shehajt:

Kam nje pyetje dhe pse e diiii do me komentoni duke me thene, akoma me Bashen merresh.

Por realisht jam shume kurioze te di nga Lulzim Basha, ato pronat dhe apartamentet e trasheguara mos valle jane blere me te ardhurat nga biznesi i lidhur me bastet online dhe a jane te kulla e Lion Park. Qe te jemi te qarte eshte biznes legal i ofruar per kompani te huaja.

Por thjesht me e dit se sja kam ndje me zerin per bastet dhe inceneratoret.

Hera e fundit qe ka fol para nja 5 vitesh ishte se do bente hatane me denoncime per lidhjet e nje eksponenti Rilindas me lojrat e fatit, por ende po e presim ose kush e ka degju ju lutem me sillnin link.

I dashur Lulzim, ti je idhtari i vetingut ne politike prandaj te lutem beje kete transparence per te miren e vendit. Behu ti shembulli qe te te ndjekin te tjeret.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …