Dy faktorët që kërcënojnë skemën e pensioneve dhe rrezikojnë ta falimentojnë atë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar dy faktorët që sipas tij po kërcënojnë skemën e pensioneve dhe rrezikojnë ta falimentojnë atë në vitet e ardhshme.

Meta shprehet se dy faktorët janë plakja e popullsisë si rezultat i rënies së numrit të lindjeve dhe shpopullimit të vendit, si edhe informaliteti i lartë në kontributin e skemës së sigurimeve shoqërore.

Kreu i PL thekson se FMN-në në raportin saj në Janar ngriti alarmin se numri i popullsisë mbi 65 vjeç krahasuar me numrin e popullsisë aktive nga 25-65 vjeç do të shtohet nga 23% që është aktualisht në 83% në 2070-ën, nëse do të vazhdojmë me këtë trend.

“Dy faktorë kërcënojnë sot seriozisht skemën e pensioneve dhe rrezikojnë ta falimentojnë atë në vitet e ardhshme: Plakja e popullsisë si rezultat i rënies së numrit të lindjeve dhe shpopullimit të vendit dhe informaliteti i lartë në kontributin e skemës së sigurimeve shoqërore.

Për faktorin e parë edhe vetë FMN në raportin e tij më të fundit të këtij Janari, ngre alarmin se numri i popullsisë mbi 65 vjeç krahasuar me numrin e popullsisë aktive nga 25-65 vjeç do të shtohet nga 23% që është aktualisht në 83% në 2070-ën, nëse do të vazhdojmë me këtë trend.

Vetëm 39% e popullsisë në moshë aktive pune nga 15-65 vjeç janë kontribues të skemës së pensioneve dhe kjo është një rezultat I një informaliteti tejet të lartë të tregut të punës.

Kjo ka sjellë përkeqësimin e treguesit të numrit të kontribuesve kundrejt numrit të përfituesve, aq sa aktualisht numri i përfituesve pothuajse është barazuar me numrin e kontribuuesve”, shprehet Meta.

About Redaksia

Check Also

Televizioni në SHBA jehonë protestës: Berisha tha se, beteja është e pandalshme deri në rrëzimin e Ramës

Mediat e mëdha ndërkombëtare po raportojnë intensivisht për mosbindjen civile të opozitës shqiptare. Një nga …