Nuk ka shqiptar që nuk e di se deputetët e Lulit janë patericat e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, komentoi lajmin se deputetët e Lulzim Bashës kanë hyrë në sallë një orë më herët.

“Nuk ka shqiptar që nuk e njeh dhe nuk e di se ata janë marionetat e Edi Ramës, që janë patericat e Edi Ramës”, tha Noka.

Ndërkohë pasi hodhën miell ndaj gardistëve, Noka komentoi edhe këtë veprim.

“Tani garda ka marrë fytyrën e regjimit. Po i shërbejnë narkoregjimit dhe po marrin fytyrën e narkoregjimit,” tha Noka.

Gardistët vazhdojnë të bllokojnë hyrjen e deputetëve të opozitës në sallë.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …