“Refugjatët”/ Protestë para Kuvendit: Mos e ktheni Zadrimën në hale dhe Drinin në kanal të ujërave të zeza

Teksa Kuvendi pritet të mblidhet në seancë pleurë, një grup qytetarësh po protestojë para Kuvendit. Ata shprehen kundër marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët, që e cilësojnë antikushtetuese.

Një prej protestuesve u bëri apel deputetëve që të mos e votojnë. “Do mbani mbi shpatulla turpin e historisë nëse do të votohet ai Mos e ktheni Zadrimën në hale dhe Drinin në kanal të ujërave të zeza”, tha për mediat.

Një tjetër tha se nëse marrëveshja vihet në Lezhë, atëherë zona ku do të vendosen refugjatët “do të kthehet në hale”.

Akuza hodhën ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin u shprehën se vendos të parat interesat e tij personale në politikbërje.

About Redaksia

Check Also

Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania! Berisha: Neveri dhe vetëm neveri!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili shprehet …