Tensione në hyrje të Kuvendit, deputetët e opozitës hedhin miell ndaj punonjësve të Gardës

Tensione janë regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të Kuvendit ku pritet të mbahet seanca ku do të votohet ligji që do të rikthejë pas 5 vitesh bastet online.

Deputetët e opozitës të cilët janë të përjashtuar për shkak të kaosit që kanë shkaktuar në kuvend, nuk do të lejohen që të marrin pjesë në seancën plenare. Kjo ka shkaktuar dhe tensione mes tyre dhe gardës së republikës.

Deputeti Noka i ka hedhur miell në fytyrë punonjësve të Gardës tek dera e Kuvendit.

Noka i ka akuzuar se po i shërbejnë sipas tij narkoregjimit, duke theksuar se po ndalojnë përfaqësuesit e popullit të hyjnë në Kuvend.

“Janë pjesë e mazhorancës, po i shërben narkoregjimit. Në krye të detyrës, të ndalosh përfaqëuesit e popullit të hyjë në Kuvend”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës! Ta shohim çfarë ka ndryshuar për Tom Doshin se dje ishte në Skap

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i …