I paguajmë bashkisë 26 mln euro në vit për pastrimin, por përsëri plehrat dergjen rrugës

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka reaguar në lidhje me gjendjen skandaloze të plehrave në rrugët e kryeqytetit. Në postimin e tij në Facebook, Teliti thekson se i paguajmë Bashkisë Tiranë plot 26 milionë euro në vit për tarifat e pastrimit të rritura këtë vit, por përsëri plehrat dergjen në rrugë dhe trotuare.

Reagimi

I paguajme Bashkise Tirane plot 26 milione euro ne vit per tarifat e pastrimit te rritura keto vite, por perseri plehrat dergjen ne rruget dhe trotuaret e Kryeqytetit (shikoni videon nga zona e Astirit), njesoj si me qene pamje te trishta nga nje vend i botes se trete.

Jo me kot raportet thone qe Tirana eshte 18 here me e ndotur se normat e lejuara nga OBSH.

Plehrat rrugeve jane helm dhe semundje per kedo, pa dallim moshe, gjinie apo preferencash politike.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …