Drejtoresha që ishte përgjegjëse për zhdukjen e fondeve të BE, emërohet në vend të Krifcës

Eranda Selmanaj (Mulla) është personi që ka zëvendësuar Frida Krifcën, e cila u bë pjesë e kabinetit të kryeministrit Edi Rama duke marrë nën drejtim Ministrinë e Bujqësisë. Në shkresat e siguruara nga Dosja.al shihet se Selmanaj edhe pse zyrtarisht mban postin e Drejtoreshës së Drejtorisë së Autorizimit të Pagesave ka nisur dhe firmos si drejtoresha e AZHBR-së.

Ende pa dalë vendimi i Këshillit të Ministrave për emërimin e saj, Selmanaj e ka zënë tashmë zyrën e drejtoreshes dhe vulos shkresat. Një prej tyre është edhe shkresa e mëposhtme që i është dërguar një personi që ka aplikuar për një nga programet e AZHBR-së dhe në fund mban emrin e Selmanajt.

Eranda Selmanaj ka punuar në AZHBR që prej vitit 2010, fillimisht si inspektore në Departamentin e Auditit të Brendshëm, më vonë Përgjegjëse e Sektorit dhe prej vitit 2019 ka qenë Drejtore e Drejtorisë së Autorizimit të Pagesave. Siç duket pas dy vitesh qëndrimi në këtë post, ajo e ka marrë të mirëqenë ngjitjen e një tjetër shkalle në karrierë, por këtë herë ende pa u bërë gjërat formale.

Vetë kryeministri Edi Rama s’e ka marrë vendimin por ministria ndjek sloganin e Rilindjes: Nuk ka kohë për të humbur!

Nëse shikojmë kronologjinë e skandalit të abuzimet me fondet, Selmanaj është një nga personat përgjegjës për bllokimin e fondeve të IPARD. Ka qenë personi i dytë përgjegjës direkt pas Frida Krifces për këto fonde. Dhe sot  paradoksalisht emërohet të monitorojë mbarëvajtjen e projektit të IPARD.

Ndërkohë që zbatimin e këtij projekti e bën AZHBR, institucion ku Selmanaj ka qenë drejtuese më parë.

Kjo na kujton emërimin e Ilir Beqaj në krye të Agjensisë së Investimeve të huaja edhe pse për të kishte me dhjetëra akuza për abuzime në postet që mbante me herët. Kjo është një mënyrë për të mbrojtur abuzuesit por edhe për të mbrojtur grupin kriminal të hajdutëve që po qeveris Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …