Xhaka dhe Shaqiri sërish përballë Serbisë

Liga A e Ligës së Kombeve është më interesantja nga të gjithë dhe ka grupe mjaft të forta.
Zvicra do të përballet sërish me Serbinë.

Grupi 4

Spanja
Danimarka
Zvicra
Serbia

Helvetikët e kanë mposhtur dy herë radhazi Serbinë në fazën e grupeve të Botërorit 2018 dhe 2022, në krye me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Por, dy përballje të reja brenda një periudhe të shkurtër duket se nuk janë edhe aq të mirëseardhura për Zvicrën.

Mediumi i njohur, Blick shkruan se dy duelet e fundit kanë qenë mjaft të nxehta, marrë parasysh prejardhjen e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

“Efektet anësore që përballja e tretë dhe e katërt me serbët do të vijnë në një kohë të shkurtër janë megjithatë më pak të mirëpritura: Nëse supozohet se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të jenë ende pjesë e kombëtares së Zvicrës vjeshtën e ardhshme, diskutimi politik do të ngrihet sërish. Për shkak të rrënjëve kosovare të dyshes, të cilat i bëjnë ata armiq në sytë e shumë serbëve. Ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë aktualisht janë të ndaluara për shkak të konfliktit mes vendeve”, thuhet ndër tjera në artikullin e Blick.

Ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve nisin në muajin shtator.

About Redaksia

Check Also

Asllani ndëshkon Gjeorgjinë, kuqezinjtë fitojnë në Tbilisi

Shqipëria fiton ndaj Gjeorgjisë me gol të Asllanit. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa …