Berisha: 20 shkurti do jetë dita e interesit kombëtar, dita e Shqipërisë në duart e shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 20 shkurti duhet të jetë dhe do jetë dita e interesit kombëtar, dita e Shqipërisë në duart e shqiptarëve.

“Miqtë e mi, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Por u garantoj se korrupsioni nuk është vetëm shqiptar.

Se korrupsion është çdo prokurim pa garë.

Se korrupsion është çdo ligj i veçantë për persona të veçantë.

Se korrupsion dhe kapje është çdo vendim qeverie për persona të veçantë.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët të mbështesin 20 shkurtin.

20 shkurti duhet të jetë dhe do jetë dita e interesit kombëtar, dita e interesit të shqiptarëve, dita e Shqipërisë në duart e shqiptarëve.

Edvin, sa të thanë sonte ato hafijet janë këtu? Mijëra e mijëra. Mjerë ti. 20 shkurti po vjen!

Je i pashpresë, je i pashpresë, je i pashpresë

Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama thërret mbledhje qeverie në mesnatë

Afera me tenderin e Tunelit të Llogarasë ka shkaktuar një tronditje tjetër në oborrin e …