Berisha: Rama në asamble në krah kishte McGonigal, para tij ecte Ahmetaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur te asambleja e PS-së ditën e sotme, ku sipas tij Edi Rama kishte në krah Charles McGonigal dhe para tij ecte Arben Ahmetaj. Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha theksoi se, akuzat e Arben Ahmetaj ndaj Edi Ramës rezultuan 100% të vërteta pasi kryeministri nuk iu përgjigj asnjë nga pyetjeve të gazetarëve pas 5 orë mbledhje.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vllazërore, mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të shpresës, dinjitetit, lirisë dhe shpëtimit të Shqipërisë.

Miqtë e miq!

Ftoj qytetarët shqiptarë kudo që janë të ndalen për një moment në dy ngjarjet politike të ditës.

Të ndalen, të hedhin sytë, të dëgjojnë fjalimet në rrugën e Shpresës, në rrugën e fitores, lirisë.

Të shikojnë fytyrat, entuziazmin besimplotë të misionarëve të rrugës së Shpresës.

Dhe pastaj të ndjekin mesazhet e oratorëve të mrekullueshëm nga ky parlament i fjalës së lirë, dhe të kthehen në ngjarjen e paradites.

Në asamblenë e kalbësirës që quhet Rilindje. Të ndalen për një moment hap pas hapi, të analizojnë këtë asamble, e cila do të shkruhet me germat më të zeza në histori si asambleja film tipike e një organizate kriminale.

Edi Rama tek hynte në asamble, në krah kishte Charles McGonigal. Para tij ecte Arben Ahmetaj, gazetarja e pyet, e len pa gojë e len pa mend, nxihet dhe ikën.

Ndalni pak. Mos harroni këtë asamble.

Cilat qenë dy anët e saj të dashur qytetarë.

Për ju, për shqiptarët, socialistët, papartitë, asambleja ishte një heshtje varri, sepse Edi Rama përdori ndaj qytetarëve shqiptarë, kodin e omertas, kodin e mafias, sipas të cilës anëtarët janë të betuar të mos çelin gojën, se përndryshe i pret plumbi pas veshit.

Asgjë nuk pipëtin.

Nuk kishte më fjalime për inteligjencën artificiale, as për hidrogjenin e Bulqizës, apo metanin e Shpiragut.

Jo, jo, kishte omerta, omerta, omerta.

Në 5 orë mbledhje, qytetarët shqiptarë mësuan se akuzat e Arben Ahmetaj ishin 100% të vërteta.

Se ajo heshtje vdekësore, vetëm sa konfirmoi një për një ato akuza të tmerrshme.

Arben Ahmetaj në të vërtetë në intervistën  e tij certifikoi të gjithë vërtetësinë e akuzave të opozitës, se Edi Rama është autori kryesor i djegësave në Shqipëri.

Se Erion Veliaj është pronari i djegësit të Tiranës.

Arben Ahmetaj dëshmoi para shqiptarëve se vetingu është një akt fund e krye politik, se drejtohet me mesazhe dhe dokumente false dhe se u bë me gjah shtrigash.

Ai u tha shqiptarëve se kreu i ekzekutivit ka kryer veprime të llahtarshme, ndaj dhe omerta, sepse të llahtarshme për çdo njeri normal janë aktet e vrasjes, pengmarrjes, detyrimit me forcën e armëve për ti kryer një akt kriminal tjetrit.

Në rastin e Ramës, me avion privat në dispozicion jashtë çdo kontrolli, janë dhe mund të jenë baulet me tonelata drogë, pasi siç thotë Ahmetaj është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë, ose baulet me narkoeuro, ose kontot bankare të ofshore.

Mos harroni se në 2014 u akuzua  nga OSBE-ja se ka 200 mln euro ofshore. Pra llahtari këto mund të jenë, ndaj dhe kodi i mafias për qytetarët shqiptarë.

Arben Ahmetaj e akuzoi Edi Ramën se i ka kërcënuar në mënyrën më të rëndë në kryesi, dhe më pas janë kërcënuar fëmijët, familja. Asnjë anëtar kryesie nuk doli ta mohojë. Të gjithë i pranuan me heshtje denoncimet e Ahmetajt. Kjo ishte asambleja për qytetarët”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …