Anëtarët e Këshillit Kombëtar: Aksioni i PD dhe protesta e 20 shkurtit, detyrë parësore!

Janë zbardhur diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ditën e sotme, ku një nga temat kryesore të diskutimit ka qenë protesta e 20 shkurtit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është shprehur se bashkimi ka dhënë mesazh te demokratët.

“Mbledhja vetëm një pikë: aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi një shembull referimi kur punojmë bashke dhe organizohemi siç është protesta e 7 Korrikut. Të përcjellim mesazhet edhe në rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes së strukturave. Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratët. Kemi vetëm 8 ditë para protestës. Me të gjithë deputetët takime në qendrat e degëve”, tha Noka.

Nga ana tjetër Myslim Murrizi është shprehur: Me 20 mirë, është protesta, por me 21 çdo bëjmë???

Më tej Edi Paloka ka thënë se të gjithë deputetët pa përjashtim do të jenë në bazë. “Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor”, u shpreh ai.

Ndërsa deputeti Bujar Leskaj ka vënë theksin te Bujar Leskaj se protesta është parësoren daj edhe na duhet një mbledhje më e gjatë për analyze më të detajuar.

Kryefjalë është protesta 20 shkurtit. Jam dakord të fokusohet puna për pjesëmarrjen. Por na duhet mbledhje më e gjatë për një analizë.

Faktorë të brenshëm ndihmues janë fuqitë dhe mundësitë.

Duhet ta shohim njeri-tjetrin me shumë dashuri. Kemi objeksion të përbashkët. Duhet parë forme e re organizmi por më parë na duhet analiza.

Paloka: pas 20 shkurtit do mblidhemi prapë, do përcaktojmë bashkë strategjine tonë me në fokus fitoren e zgjedhjeve 2025.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …