Arsimi profesional të rikthehet tek MAS, të jepen bursa për nxënësit

Bledar TEFERIÇI

Për arsimin profesional unë gjykoj të cilësohet:
1-Rikthimi në MAS
2-Siç thotë tani, deklarimin prioritet dhe rritje 1% gdp per cdo vit te mandatit
3-Mundësia e dhënies së një burse sa paga minimale (1-2 mandate qeverisëse) për çdo nxënës të klasës së IX me mesatare mbi 8 që frekuenton shkollat profesionale, pavarësishtëstatusit ekonomik të familjes me qëllim tërheqjen drejt shkollave profesionale të cilësisë.
4-Hartimin e një strategjie të mirëfilltë ku shkollat profesionale të jenë shtrirë në gjithë Shqipërinë, por me paraprirjen e një studimi tregu se cili drejtim, profil duhet hapur ku, në varësi të orientimit ekonomik të qytetit, rajonit, krahinës.
5-Domosdoshmërisht duhet një projektligj i cili të ketë si bazë suportin financiar ndaj bizneseve të cilat ofrohen për bashkëpunim ndaj arsimit profesional.
6-Është emergjencë koordinimi i punës ndemjet hallkave për arritjen dhe sigurimin e botimeve profesionale pasi janë gangrene në mungesën e cilësisë në mësimdhënies dhe të tjera ka pafund, pasi në këtë derexhe e kanë çuar këta Arsimin e Formimit Profesional.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …