Gjekmarkaj: Berisha është shefi i opozitës së Shqipërisë, jo vetëm i PD-së

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për mbledhjen e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, e cila u zhvillua sot me praninë e 34 deputetëve opozitarë.

Gjekmarkaj i pyetur nga Mirela Milori se si e konsideron Sali Berishën tha se, ai është shef i opozitës, që është më e madhe se Partia Demokratike në vetvete, por megjithatë ka gjëra për të cilatnuk mund të bien dakord.

“Unë e kam pranuar që zoti Berisha është shefi i opozitës së Shqipërisë dhe opozita është më e madhe se Partia Demokratike, kështu që në këtë kontekst përderisa shumica e demokratëve e njohin për kryetar nuk kam vështirësi as unë dhe as grupi i deputetëve ta pranojmë si të tillë.

Por jo domosdoshmërisht ne jemi dakord për disa gjëra që janë nuanca të cilat ruajnë diversitetin, por na bashkojnë ne në kauza të përbashkëta të opozitarizmit për të cilin shqipëra ka nevojë të ketë një opozitë të fortë”, u shpreh Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …