Kraja: Më 20 shkurt beteja jonë për të çuar në fund atë që nisëm 33 vite më parë

Akil Kraja, Drejtori i Kabinetit të Liderit të opozitës, gjatë fjalës së tij në tubimin në Rrugën e “Shpresës” foli rreth qëndresës së opozitës dhe bashkimit të saj. Kraja theksoi se për herë të parë në 11 vitë, në një mbledhje të Këshillit Kombëtar kishte aq shumë folës si asnjherë. Më tej ai bëri thirrje për protestën e 20 shkurtit.

“Sapo mbaruam mbledhjen e Këshillit Kombëtar në të cilin jam anëtar dhe prej 11 vitesh që marr pjesë në atë Këshill ishte hera e parë që kishte aq shumë folës.

Dhe ka një arsye, sepse para dy vitesh, kur filluam Foltoren, çliruam fjalën dhe duke çliruar fjalën mposhtëm frikërat, dhe duke mposhtur frikën sollëm shpresën që sot jemi këtu. Ndaj në 20 shkurt ne jemi të çliruar nga frika, sepse fjala jonë zemra jonë, idelai ynë, investimi ynë si demokratë, por edhe si shqiptarë është krejt i lirë për të çuar deri në fund diçka që nuk e mbaruam dot.

Rrëzuam bustin, por jo hijen, rrëzuam komunizmin, por sot Edi Rama ka më shumë pushtet se Ramiz Alia, nga 52 investitorë strategjikë që përfitojnë atë statusin që shtetëzojnë tokën e shqiptarëve, vetëm 2 janë të huaj, ne jetojmë në një ekonomi të shtetëzuar, ne jetojmë në një parti-shtet, ku për 1 votë të japin një vend pune. Ndaj në 20 shkurt dalim për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Kraja.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …