Vasili nxjerr videon: Pensionistët në varfëri të thellë, Rama vetëm mashtron!

Deputeti i PL, Petrit Vasili shkruan se, kryeministri Edi Rama ka mashtruar, pasi ë vitin 2013 ka premtuar zerim të TVSH për produktet ushqimore bazë, por një gjë e tillë ende nuk është bërë realitet. Vasili thotë se pensionistët sot shpenzojnë gati 60 % të pensionit për t’u ushqyer, ndërkohë që nuk marrin ndihma nga qeveria.

Reagimi

Pensionistet ne varferi te thelle, ndersa Rama vetem mashtron!(VIDEO)

Rama premtoi ne vitin 2013 zero TVSH per ushqimet baze, por ky ishte mashtrim sepse TVSH vazhdon 20% edhe pas plot 11 vjetesh.

Sot qindra mijra pensioniste qe shpenzojne gati 60 % te pensionit per tu ushqyer.

Por Rama nuk ju jep as ndihmen me te vogel dhe pensionistet detyrohen te paguajne 20% TVSH per ushqimet e tyre te mbijeteses si buken, vajin, miellin, orizin etj.

Projekt Ligji i Partise se Lirise per uljen ne 5% te TVSH per ushqimet e shportes u rrezua dhe u votua kunder nga deputetet e Rames ne Kuvend.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …