Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Komunitetit Mysliman për kompensimin e pronave

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi ndryshimet në ligjin e kompensiomit të kompensimit të Pronave të miratuar nga socialistët në Kuvend, në 2022. Gjatë seancës së kësaj të marte janë rrëzuar të gjithë kërkesat e Komunitetit Mysliman, sipas një njoftimi për mediat nga Gjykata Kushtetuese.

KMSH kërkoi rrëzimin e nenit që përcakton se “vendimet e kompensimit, të përcaktuara me vlerë dhe ende të paekzekutuara, nga periudha e njohjes së të drejtës për kompensim deri në datën e publikimit, subjektet e shpronësuara do të përfitojnë indeksimin, sipas vlerës zyrtare të inflacionit dhe interesin bankar, sipas mesatares vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë në momentin e hyrjes së tij në fuqi”.

Sipas ankimuesit, ky parashikim cënon parimin e sigurisë juridike, por gjykata nuk ka qenë dakord me kërkesën. Sipas Kushtetueses, në këtë rast përmbushet detyrimi i shtetit për shpërblimin e drejtë.

KMSH kërkoi shpalljen antikushtetuese edhe të pikave të tjera të ligjit dhe disa vendimeve te qeverisë lidhur me ligjin, duke argumentuar se bien ndesh me parimin e sigurisë juridike, të drejtën e pronës private dhe shpërblimin e drejtë të saj, si dhe parimin e barazisë përpara ligjit dhe të mosdiskriminimit.

Të gjitha kërkesat e Komunitetit Mysliman u rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …