Paloka: Urrejtja e Ramës ndaj Veriut po konkretizohet me planet e tij diabolike!

Deputeti i PD, Edi Paloka reagoi pas publikimit të një lajmi se, emigracioni po çon drejt zhdukjes zona të tëra në veri të vendit. Paloka shkruan se, në këtë mënyrë po konkretizohet urrejtja e Edi Ramës ndaj veriut të vendit.

“Asgjë nuk është e rastësishme. Urrejtja e Ramës ndaj veriut po konkretizohet me planet e tij diabolike.

Madje sipas disa informacioneve pranë Rames, nuk ka qenë Meloni që ka propozuar planin për ngritjen e kampit të afrikanëve në Lezhë, po vetë Rama ia ka ofruar.

A nuk tha dhe Ahmetaj që Rama shet Shqipërinë duke ngrënë qofte në verandë…”, shkruan Paloka.

About Redaksia

Check Also

PD: Salianji i burgosur politik që mbahet peng nga partia-shtet! Përgjigjia ndaj regjimit vjen në 11 maj

DEKLARATË PËR MEDIA N/KRYETARI I PD, LUÇIANO BOÇI Gjykata e Lartë mori sot vendim për …