Deputeti i PD, Edi Paloka reagoi pas publikimit të një lajmi se, emigracioni po çon drejt zhdukjes zona të tëra në veri të vendit. Paloka shkruan se, në këtë mënyrë po konkretizohet urrejtja e Edi Ramës ndaj veriut të vendit.
“Asgjë nuk është e rastësishme. Urrejtja e Ramës ndaj veriut po konkretizohet me planet e tij diabolike.
Madje sipas disa informacioneve pranë Rames, nuk ka qenë Meloni që ka propozuar planin për ngritjen e kampit të afrikanëve në Lezhë, po vetë Rama ia ka ofruar.
A nuk tha dhe Ahmetaj që Rama shet Shqipërinë duke ngrënë qofte në verandë…”, shkruan Paloka.