Reforma zgjedhore, Sula: Po bëhet një pazar i rrezikshëm mes Ramës dhe Bashës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar këtë të martë mbi Reformën Zgjedhore. Përmes një postimi në rrjete sociale, Sula ka publikuar një video, teksa shprehet se një marrëveshje okulte e denoncuar që në 2022, duket se nuk paska ikur kurrë.

Sula ka theksuar se ata që përfaqësojnë vetëm 7 deputetë kërkojnë të mbajnë me dhunë atë post, ndërkohë mazhoranca e cila do të emërojë opozitën me të cilën bën pazaret, refuzon vullnetin e 50 deputetëve.

Reagimi

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”, askush smund ta mbuloj pazarin skutave për Reformën Zgjedhore!

Reth 50 deputetë të opozitës vendosën pak ditë më parë që të ndryshonin përbërjen, dhe bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Arsyeja ishte e thjeshtë dhe e qartë: kolegu i opozitës nuk gëzonte më besimin e deputetëve të opozitës pasi në 2 vite nuk bënë asgjë.

Ata që përfaqësojnë vetëm 7 deputetë kërkojnë të mbajnë me dhunë atë post, ndërkohë mazhoranca e cila do të emërojë opozitën me të cilën bën pazaret, refuzon vullnetin e 50 deputetëve.

Po përse kjo sjellje e mazhorancës do të thoni ju?

Pazarin e rrezikshëm e zbulon vet kryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste

Një marrëveshje okulte e denoncuar që në 2022, duket se nuk paska ikur kurrë. Pazari që konfirmon z.Çuçi është: Basha jep votat për të prekur kushtetutën me propagandimin se do marrë sistemin me 1 zonë zgjedhore, ndërsa Edi Rama merr PRIMIN.

Primi është sistemi që i jep mandatet e nevojëshme partisë e cila del e para me numër votash në zgjedhje për të bërë qeverinë.

Kjo është e rrezikshme dhe kërcënuese për demokracinë. Ne shënojmë çdo vit rënie të nivelit të demokracisë. Megjithatë dy shokët e 17 Majit nuk mjaftohen me kaq. Duan çimentimin e pushtetit e kesaj mazhorance dhe opozita te mbes gjithnje ne opozite e L.B te nxjerr veten e tij deputet.

Ne 2020 me gabimin e L.B per djegien e mandateve u hoqen koalicionet, ndersa tashme serish me kontributin e tij do te vulos E.R perjetesisht ne pushtet.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …