Jamarbër MALLTEZI
Rama propozon ndryshime në ligjin e Zonave të Mbrojtura
Pasi qe e ka kthyer shqiperine ne nje sulltanat pa asnje institucion te pavarur dhe ku edhe lejet e nje magazine apo TV qe zapton token e pronareve dhe zhduk shkollat e firmos Edi Rama, tani po synojne te kafshojne ne mase te gjere te gjithe Zonat e Mbrojtura Mjedisore!
Pa asnje degjese publike, pa asnje relacion, pa proces konsultimi publik sic e detyron legjislacioni shqiptar, Edi Rama don te ndryshoje ligjin qe kafshimet e reja te mos i kete kaq haptaz ne dhunim te ligjit saqe SPAKu i tij te beje “idiotin e dobishem” per te bere sikur nuk sheh, nuk degjon dhe nuk kupton
Ka hyre viti i 4-rt qysh kur PD ka depozituar kallzime penale per kafshim te Zonave te Mbrojtura por SPAK ka ikur ne drejtim te paditur kur i del si dhunues ligji banditi Edi Rama.
Partia Demokratike tregoi ne 2020 sesi Parku Kombetar i Dajtit ishte kthyer ne Guroren e Gjoka konstuksion me bekimin e Edi Rames. SPAKu ka 4 vjet qe nuk flet!
PD tregoi ne 2020 sesi Monumenti i Natyres Uji i Ftohte ne Tepelene u demtua dhe mu ne breg te Lumit ne dhunim me ligjin e Rezervave ujore u ndertua ndertese 6 kateshe dhe perseri SPAKu i korruptuar nga Edi Rama nuk guxon te shprehet!
Po mbushen 4 vjet pa pergjigje nga SPAK! Keta lolot e edi rames duan te na shesin per heronj imagjinare?
Cili ka qene qendrimi i Edi Rames per Zonat e Mbrojtura? – 3 shembuj:
1. Per te kursyer miljonat e Xhorxh Sorosit Edi Rama ne 2015 lejoi qe te shpohej per nafte brenda ne zonen qendrore te zones se mbrojtur ne Narte! Miljonat e xhorxh sorosit ishin me te vlefshme se zonat e mbrojtura mjedisore te Shqiperise!
2. Per disa miljona me shume, Edi Rama dha leje per impiante akuakulture brenda Parkut Kombetar Detar Sazan-Karaburun.
3. Edi Rama edhe sarajet e tij te Surrelit i ka ndertuar ne nje zone qe ishte pjese e Parkut Kombetar te Dajtit ne dhunim te ligjit! Ka 12 vjet ne gjykata ceshtja me mashtrimet e marrjes se tokave pjese te Parkut Kombetar Dajt kinse me ligjin 7501. Gjykata Administrative te Tiranes golon nga kjo histori korrupsioni e Edi rames me engjell agacin. (Gjyqtari qe nuk mbylli syte per paligjshmerine e shkarkuan me veting dhe ai tani e ka cuar ne Strasburg).
Cfare ka ndodhur keto 3 vitet e fundit me Zonat e Mbrojtura? – 3 shembuj:
Nga jugu ne veri jane kafshuar per interesat e Edi Rames. Jane kafshuar ne dhunim te ligjit por SPAK kos po ha! Ja 3 shembuj te fresket te 3 viteve te fundit:
1. Zona e mbrojtur e Vilunit ne Velipoje u grabit si placke lufte dhe Edi Rama e ktheu ne kantier ndertimi per Pellumb Gjoken per kontributin e vij ne vjedhjen e zgjedhjeve permes kercenimeve te banoreve!
2. Peisazhi i Mbrojtur i vijes bregliqenore te Pogradecit i eshte ndryshuar destinacioni dhe eshte ne plan per te ndertuar nje lagje me ndertesa 6 deri 20 kateshe! Kjo duke shperfillur banoret, mjedisoret dhe biles edhe detyrimet qe ka Shqiperia ne kuader te ruajtjes se Liqenit si trashegimi e UNESCOs.
3. Parku Kombetar i Butrintit u kafshua fillimisht per interesin e vilave dhe pallateve te Damian Gjiknurit ndaj iu hoq gjiri i Manastirit ketij Parku. Me pas u kafshua serisht dhe u vodh Kepi i Stillos per interes te 600 vilave te Edi Rames! Mos ia ka lene gje Kristaqi tokat Edi rames qe I vjedh? Mender SPAKu burgos pronaret private per kthimin e prones se vet ndersa kur vjedh Edi Rama tokat publike dhe ia dhuron banditeve SPAK iken ne drejtim te paditur?
Keto jane kembana alarmi per demtimin e zonave te mbrojtura per interes te nje njeriu te vetem. Keto jane kembana alarmi sesi nga nje shtet ligjor me demokraci ne veprim sic ishte Shqiperia ne 2012 sot kemi nje sulltanat pa asnje institucion te pavarur dhe ku drejtesia eshte kthyer ne lecken ku fshin kepucet e permjera edi rama.