Çfarë mesazhi do t’i jepni Edi Ramës më 20 shkurt, Berisha fton qytetarët të krijojnë pankarta

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar qytetarëve që të krijojnë pankarta apo slogane për protestën e 20 shkurtit në Tiranë, si mesazhe për Edi Ramën.

“Dërgoni një ide tuaj për një pankartë/slogan: çfarë mesazhi do donit të dërgonit ju nëpërmjet protestës së opozitës, çfarë doni t’i thoni Edi Ramës dhe pushtetarëve të tij hajdutë. Unë do të përzgjedh prej tyre 10 më të mirat, dhe ato do të shpalosen në protestën e 20 shkurtit bashkë më dhjetra e dhjetra të tjera, që kemi përgatitur e po përgatisim”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi

Të dashur miq,

Pankartat janë një nga mjetet më të përdorura dhe më të larmishme të protestës, kudo në botë. Partia Demokratike ka qenë e para, bazuar në përvojën amerikane, që ka përdorur pankartat në tubime elektorale në Shqipëri. 20 shkurti është te dera, dhe kam një ftesë miqësore për ju, të dashur mbështetës dhe ndjekës. Dërgoni një ide tuaj për një pankartë/slogan: çfarë mesazhi do donit të dërgonit ju nëpërmjet protestës së opozitës, çfarë doni t’i thoni Edi Ramës dhe pushtetarëve të tij hajdutë. Unë do të përzgjedh prej tyre 10 më të mirat, dhe ato do të shpalosen në protestën e 20 shkurtit bashkë më dhjetra e dhjetra të tjera, që kemi përgatitur e po përgatisim. Me këtë rast përsëris thirrjen time që të mblidhemi në Tiranë më 20 shkurt. Për shpëtimin e Shqipërisë: O sot, o kurrë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …