Lubonja: Blinken përdori standard të dyfishtë! S’foli për demokracinë, në mes ka interesa

Vizita dhe mesazhet e dhënë sot në Tiranë nga sekretari amerikan Antony Blinken, për analistin Fatos Lubonja janë me dy standarde.

I ftuar këtë mbrëmje ne emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se, Blinken e trajtoi Edi Ramën “si sheik”, duke e cilësuar si “burrë të shquar”.

Sipas analizës së tij, në këtë vizitë nuk u fol për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, pasi në mes ishin interesat gjeopolitike dhe ekonomike.

“Për arsye gjeopolitike afrojnë diktatorë, liderë autoritarë, dhe zgjidh probleme me ta, por dhe i miklon dhe thotë ‘burrë i shquar’, si në rastin me Ramën, ose Vuçiç, Erdogan… I ka dalë boja atyre retorikave të mëdha për demokracinë, shtetin e së drejtës, që sot si përmendi fare mu duk.

Janë interesa gjeopolitke dhe ekonomike që maskohen nga këta. Si tha? ‘Sa herë kemi pasur ndonjë problem, na e ka zgjidhur Rama’.

Kur flas për standard të dyfishta, kam parasysh, kur ky është me ne, përdoret një standard se është me ne, dhe kur nuk është, po këta shpallen si armiq. Këtë gjuhën e dyfishtë duhej t’ia thoshte një gazetar atje, sepse e përdori për Ramën por jo për Berishën.

Për mua qeveria e Ramës është me e korruptuara këto 30 vjet.

Biden e ka trajtuar korrupsion si fenomen që vë ne rrezik sigurinë e shtetit kur goditi Berishën, ndërsa këtë e quan burrë i shquar, kjo gjuhë është e neveritshme”, u shpreh Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …