Në pritje të Mr. Blinken…

Nga Adriana KALAJA

Në pritje të Mr. Binken, Tirana dhe jo vetëm është bllokuar nga forca të shumta policie, që në fakt deri diku më duket e tepruar.

Një nga këto rrugët e bllokuara që në pikë të mëngjesit, të çon në zonën e Bllokut të etërve të atyre që drejtojnë sot Shqipërinë e që sillen si “proamerikanë” të flaktë.

Në zonën e Bllokut, gjendet një lokal ku kalojnë shumë kohë bashkë dy shokë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Olsi Rama, ndryshe vëllai i Kryeministrit, ndryshe ortaku i Endri Meksit dhe i Amant Josifit, ndryshe ortak i kujdo ku ka para të pista e të pahetuara.

Pasi shijonë më kohë të gjatë kafen (mbase edhe gjëra të tjera), Olsi vijon bizneset e tij të shumë fuqizuara nga kazinotë, bastet që nuk u mbyllën kurrë, mashtrimet me 2.4 miliardë Euro nëpërmjet call centër e deri te “afeksionet” për fshatin Xibrakë.

Ndërkohë, Guvernatori shkon në zyrë për të “përgattitur” planet dhe direktivat afat shkurtër dhe afat gjatë të politikës monetare në vend (ku dukshëm duket dora e Endri Fugës si kudo)!!!!!!!

Çfarë i lidh bashkë këta shokët përveç Kryeministrit dhe bizneseve të lidhura me të???????

Kunatat……

Të dy Kunatat kanë një pozicion shumë të lartë ë të lakmueshëm në bankat e nivelit të dytë. Njëra haptas dhe në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore, dhe tjetra fshehtas por më e fuqishme se edhe kur ishte haptas.

Sot të mërëmi më këtë të dytën (herë tjetër me Kunatën e Guvernatorit), ose Kunatën e Olsi, ndryshe Lindën e Surrelit, ndryshe Lindita Ramën pronare faktike e Abi Bank.

Referuar provave që paraqes përpara Jush sot, Linda e Surrelit ka qënë anëtare e Këshillit Drejtues të kësaj banke deri kur pranoi “dorëheqjen” (prova 6), për shkak të denoncimeve të vazhdueshme të opozitës dhe kryesisht të Z. Berisha.

Në pamje të parë nuk ka asgjë shqetësuese.

Ja t`i marim me rradhë gjërat.

Sipas dokumentit të mëposhtëm (prova 5), dorëheqja është rregjistruar në QKB më datë 09.01.2019, ndërkohë që efektet ligjore të “dorëheqjes” fillonin nga data 20.12.2018.

“Rastësisht” (këta rilindasit i ndjek shumë rastësia), më datë 11.01.2019 (pra pas dy ditëve), kapitali i bankës pakësohet me 5,276,328,452.37 lekë ose rreth 52 milion USD.

Referuar standarteve kombëtare të kontabilitetit, një veprim i tillë, nëse është i bazuar në auditim ligjor dhe në dokumenta financiarë, nuk do kishte asnjë problem, përveç se kur mungojnë ato.

Sipas Vendimit të Asamblesë së Ortakëve (prova , ky zvogëlim kapitali bëhet për shkak të mbulimit të humbjeve të mbartura deri në 31.12.2016.

Shumë mirë deri këtu.

Po nëse do kishim humbje të mbartura deri në 31.12.2016, pse kjo bank aka shtuar dy herë kapitalin e saj si në datë 19.09.2017 (prova 2), ashtu edhe në datë 11.07.2018 (prova 3)??????

Plus që sipas vendimit të Asamblesë së Ortakëve për miratimin e Pasqyrave Financiare të vitit 2016, është rënë daktor që të MOS NDAHET DIVIDENT (prova 4)!!!!!

Nëse banka ka patur një humbje të mbartur deri në 31.12.2016 pse është vendosur për dividentin dhe pse nuk është vendosur për zvogëlim kapitali nga aksionerët?????

Nisur nga fakti se aksionere kryesore e Abi Bank sh.a është shoqëria “Tranzit” sh.p.k, që në fakt ka patur një debat të vazhdueshëm për faktin se është një shoqëri më përgjegjësi të kufizuar dhe ka përthithur një shoqëri aksionere (prova 7) fakt i cili është anashkaluar nga Shoku Guvernator, të shohim kush janë ortakët e kësaj të fundit (Tranzitit dmth):

  1. Shoqëria “NCH BALKAN FUND L.P”, ……….., me seli: Box 309 Ugland House, South Church Stret, George Toën, GRAND CAYMAN, KYI – 1104, ISHUJT KAJMAN.
  2. Shoqëria “NEW CENTURY HOLDINGS XI, L.P”, ……….., me seli: Box 309 Ugland House, South Church Stret, George Toën, GRAND CAYMAN, KYI – 1104, ISHUJT KAJMAN.
  3. Andi Ballta…….

Vetëm fakti se dy nga 3 ortakët e shoqërisë “Tranzit” sh.p.k janë kompani OFFSHORE, tregon qartazi se sa shumë është lobuar që kjo shoqëri të paiset me liçensë nga Banka e Shokut Guvernator dhe se vetëm për këtë shkak duhet një hetim i thelluar nga SPAK.

Po kështu, edhe fakti se dy ditë pas “largimit” të Lindës së Surrelit nga drejtimi i kësaj banke, bashkë me ta largohen me një dorë edhe 52 milion USD (prova 8, 9, 10).

Gojët e liga thonë e çfarë nuk thonë.

Thonë që edhe Shoku Gurvenator me gjithë denoncimet nuk ka bërë asnjë hetim.

Çështje tjetër kjo.

Thonë se paratë kanë ikur në Ishujt Kajman si garanci që pronare faktike është Linda e Surrelit……

Sot pyetje që kam unë është ku shkuan 52 milionë USD?

Dhe për këtë, gjithë provat që unë paraqita sot të çojnë në këtë përfundim me deduksion.

Por unë jam e prirur të besoj në prova.

Ndaj, meqenëse Mr. Blinken do takohet me z. Dumani, t`i thotë ndonjë llaf sesi është puna e këtyre 52 milion USD, ku ikën e si ikën?

Nëse do i dalë koha, t`a pyesë edhe për dosje shumë të rëndësishjme që u mbyllen si ajo 184 apo 339 dhe pse nuk hetohet:

Teatri Kombëtar;

Inceneratorët;

Konçensionet në shëndetësi;

Porti i durrësit;

Çështja Bechetti;

Çështjen Xibraka;

Olta Xhaçka;

E shumë çështje të tjera që po flenë prej vitesh, aty te heronjtë e fëmijëve të munguar të asaj që do ketë në krah dhe që e njeh mirë rrugën për në SPAK, sesa ishte këtu, shkonte çdo javë pinte kafe me ish hetuesin Kraja.

Mbase i lidhte prejardhja komuniste.

Këto çështje kisha merak unë se për çështjen e McGonigal do e pyesë vetë Mr. Blinken Dumanin (Drejtues të SPAK).

Se ne nga Shqipëria kemi një shprehje:

Kur të mashtrojnë për herë të parë, fajin e ka ai që të mashtron.

Për herë të dytë, e ka ai që mashtrohet.

Bazuar në faktin se herën e parë e kanë mashtruar e i’a kanë futur shumë keq, e që lidhet me rastin e z. Berisha, të ruhet se I bie keq pastaj.

Se unë nuk kam problem Mr. Blinken.

Kam problem postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit të SHBA-ve.

Ja kshu kshu.

Vijon nesër……..

PS: Jeni të lutur t’a lexoni e t’a shpërndani se jam e sigurtë që Lindat e pushtetit do i bëjnë bllok.

PS 1: Si të duan se unë nuk kam problem të shkoj në SPAK.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …