Nikolla mbyll seancën sapo PS votoi ligjin e basteve

Mes kaosit në Kuvend, janë votuar pro të gjitha projekligjet e parashikuara për diskutim në seancë plenare, mes të cilëve edhe ai për bastet sportive me 72 vota pro.

Në nisje të seancës, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe me pankarta në duar, u kanë fryrë bilbilave teksa kryeparlamentarja Nikolla ka lexuar rendin e ditës.

Në këtë mënyrë, seanca nuk ka vijuar në mënyrë normale dhe votimi për projekligjet e parashikuara ka kaluar me procedurë të përshpejtuar. Seanca e sotme ka zgjatur vetëm 18 minuta mes kaosit dhe tensionit të shkaktuar nga deputetët e opozitës.

Gjithashtu në seancës ishte parashikuar që të mbahej një interpelancë me kryeministrin Rama për çështjen “Ahmetaj”, e kërkuar nga disa deputetë të opozitës.

Në nisje të seancës, Nikolla ka njoftuar se për shkak të angazhimeve zyrtare të kryeministrit Rama në Bruksel, ky i fundit ia ka deleguar interpelancën ministres Spiropali, gjë që është kundërshtuar nga deputetët.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ramës: Nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim…

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga …