Protesta e 20 shkurtit/ Çlirim Gjata takim me strukturat në Mat

Protesta e planifikuar e opozitës që do të mbahet me 20 Shkurt në Tiranë, ka bërë që të vihen në lëvizje strukturat në bazë.

I deleguari i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata zhvilloi një takim me strukturat drejtuese në Mat për t’i angazhuar ata në protestën kombëtare të 20 Shkurtit. Gjata tha se këto takime po vërtetojnë se opozita është më e bashkuar se kurrë për të luftuar kundër qeverisë. Sipas Gjatës, ka qenë bashkimi i Partisë Demokratike ai që ka trembur Edi Ramën, me urdhër të të cilit SPAK vendosi në arrest shtëpie kryetarin e PD, Sali Berisha.

Çlirim Gjata tha se, me bashkimin e fundit, Lulzim Bashës nuk i ka mbetur askush pas vetes, ndërsa vazhdon t’i shërbejë Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …