Pse po largohen të rinjtë shqiptarë nga vendi

Nga Alba KEPI

E bukur Dua, muzika e saj, e talentuar Mira Murati e aftësia për të drejtuar teknologjinë më moderne në botë, fatlumë të rinj shqiptarë, afganë, afrikanë që Amerika i dha mundêsi të kenë sukses.

Por pa fat, të dëshpëruar, pa shpresë, tê varfër, pa shtëpi, pa punë, pa të ardhme ishin e janë me dhjetra mijëra të rinj shqiptarë që në këto vitet e fundit u bënë pjesë e 1 milionë shqiptarëve që kanë emigruar duke përgjysmuar popullsinë shqiptare e krijuar historikun më negativ të shpopullimit të kombit.

Ajo ndërtesë e rindërtuar me Fondin Amerikan të Shtetit e që dikur qe Muzeu i Diktatorit rrezikon të humbasë qëllimin për të cilin u krijua;
🔴të rinjtë e teknologjia.

Të rinjtë shqiptarë po largohen nga vendi, familja të reja shqiptare emigrojnë, nëna të reja zgjedhin duke investuar o marrë kredi në Banka për të lindur jashtë Shqipërisë fëmijët e tyre.
E bëjnë për të marr Green Card o leje Europiane qëndrimi.
E bëjnë për pasigurinë e jetës dhe të ardhmes në Shqipëri.

Tiranën mund ta quash me ngjyra, por janë si furce kozmetike mbi një trup që ka humb organet funksionuese; ligjshmërinë e kombin.

E në këtë ndërtesë e vetme hapësirë funksionale sot muaj pas inaugurimit, janë kafenetë e restoranti i një ish moderatore të Big Brother.

Të rinj që mbushin “sallat tekonologjike” i gjeta veç në rradhë për një foto me Arbanën.

Ky “Big Brother is watching you” fjala metafora e jetës së çdo shqiptari.
(Ka që e quajnë Patronazhisti… mediatik, politik, internacional, gjyqësorë, policorë o social!)

About Redaksia

Check Also

Kambana alarmi për shoqërinë tonë!

Nga Belind KËLLIÇI Qytetarët po vrasin veten para derës së SPAK, e ndërkohë gjyqtarët po …