Balliu: Zjarri paralizon urgjencën e re të QSUT, shefja e qendrës spitalore gënjen paturpësisht!

DEKLARATË PËR MEDIA SHEFI I ORGANIZIMIT NË PD, KLEVIS BALLIU

Përshëndetje, të nderuar qytetarë!

Zjarri i rënë para pak ditësh në urgjencën e sapo inauguruar të QSUT-së ka paralizuar tërësisht këtë qendër dhe sistemin shëndetësor.

Sistemi pranë QSUT-së ka rënë, UPS-të nuk funksionojnë, ashensorët nuk funksionojnë, sallat nuk janë funksionale.

Praktikisht, nuk ka Urgjencë.

Të gjithë rastet janë referuar pranë spitalit Shefqet Ndroqi i cili është më vete pranë një kolapsi të plotë.

Shefja e Qendrës Spitalore më të madhe në vend, nuk adreson problemin, së pari duke treguar të vërtetën, por gënjen paturpësisht dhe thotë se nuk ka patur dëme. Ajo mundohet të mbulojë krizën duke thënë se nuk ka jetë të humbura nga zjarri, por harron se si ndikohen jetët e pacientëve dhe familjarëve të tyre tani që urgjenca e qendrës më të madhe në vend është jashtë funksionit.

Zjarri ka paralizuar tërësisht zinxhirin funksional të Qendrës, pasi QSUT është spitali ku përplasen të gjithë pacientët nga rrethet dhe Tirana, si rrjedhojë e mungesës së spitaleve rajonale dhe kapaciteteve te tyre të kufizuara.

Shëndetsinë e sëmurë që prodhoi qeveria Rama, 60% të së cilës e paguajne qytetarët nga xhepi, shëndetësinë që vodhi Rama me sterilizimin me laboratorët, dhe të gjitha vjedhjet e pafundme, sot me një shkëndijë zjarri është shkërmoqur.

Partia Demokratike u kërkon institucioneve përkatese të ndërmarin hapa urgjente dhe të hetojnë situatën në QSUT-së dhe vjedhjet që po kryhen atje të cilat e detyrojnë shefen e QSUT të fshehë të vërtetën.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …