Dorian Duçka në konferencën e Mynihut me Ramën në ditën e gjyqit të McGonigal

Pas lavdeve të marra në Sekretari i Shtetit Anthony Blinken në Piramidën e Enver Hoxhës, Edi Rama duket se ka vendosur të ‘sfidojë’ edhe drejtësinë amerikane.

Në ditën që në SHBA do të zhvillohet gjyqi për dënimin e ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, Rama ndodhet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku për rastësi apo jo ndodhet edhe përsonin B, Dorian Duçka, në atë që njihet si dosja shqiptarë e McGonial në Washington.

Sot rreth orës 20:00 me orën lokale të Shqipërisë, në Washington, miku i Ramës, Charles McGonigal do të dalë para gjykatës amerikane për të marrë vendimin ndaj tij për çështjen shqiptare.

Në këtë dosje ish-agjenti shqiptar Agron Neza, ish-këshilltari i kryeministrit Dorian Duçka dhe vetë kryeministri Edi Rama përmenden disa herë si persona që janë takuar me McGonigal gjatë kohës që ai ushtronte detyrën e shefit të FBI-së dhe kanë vijuar më pas takimet, në Shqipëri e SHBA.

McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Ish-agjenti pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka. Madje ai pranoi se Duçka i kishte dhënë informacione për të hetuar një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama.

Pavarësisht të gjitha këtyre fakteve, kryeministri Rama duket se është trimëruar nga lavdet e Blinken dhe Yuri Kimit dhe ka vendosur që në ditën e gjyqit të McGonigal, të sfidojë drejtësinë amerikane duke “marrë” me vete Dorian Duçkën, në Konferencën e sigurisë që zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

Rastësi ose jo, pjesëmarrja e Duçkës në konferencën e Mynihut, është ‘zbuluar’ rastësisht nga një foto e postuar nga ministri i Mbrojtjes së Greqisë në platformën “X”.

Në foton e postuar nga ministri grek gjatë takimeve të tij me Hillary Clinton dhe zyrtarë të lartë të BE-së, në sfond shfaqet dhe Dorian Duçka.

At the Munich Security Conference #MSC2024 ëith the former US Secretary of State @HillaryClinton, and the US Assistant Secretary of State for Energy Resources Geoffrey Payatt @AsstSecENRpic.tëitter.com/OUYUsRTdc6

— Nikos Dendias (@NikosDendias) February 16, 2024

Edhe pse i përfshirë në dosjen McGonigal dhe i thirrur disa herë nga SPAK-u për këtë çështje, Duçka duket se nuk e ka frikë SPAK-un njëjtë si Rama, dhe ky i fundit e ka future përsëri nën sqetull këshilltarin e tij “papagesë” duke e bërë pjesë të takimeve të mëdha ndërkombëtare ku marrin pjesë shumë liderë botërorë.

Kur shpërtheu skandali me McGonigal Rama tha për shefin e FBI-së që e kam shok në kuptin anlisht të fjalës, ndërsa për Duçkën tha se ishte i partive të tjera dhe e kishte patur disa kohë këshilltar pë pagesë.

Nuk është e rrallë që Rama t’i bëjë hasha miqtë kur trembet nga ndonjë afera, kur e percepton se rreziku ka kaluar ai nuk e ka për gjë që t’i bëjë miq prap, siç është rasti i fundit me Duçkën.

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Bashkia nuk ka vende në kopshte e çerdhe për 80% të fëmijëve, i detyron të shkojnë tek privati

ESIONA KONOMI 80% e fëmijëve në moshë çerdheje dhe kopshti në Bashkinë e Tiranës nuk …