Vasili: Sot ditë e madhe për shqiptarët dhe opozitën, të gjithë duan një Shqipëri me demokraci

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e ka quajtur krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar si një ditë një ditë të mirë për shqiptarët ndërsa ka theksuar se pavarësisht dallimeve, ka disa vija që bashkojnë të gjithë të pranishmit në tryezë.

“Vendi është i rrezikuar si asnjëherë më parë në 30 vite. Këto interesa madhore janë prioritet i prioriteteve. Është e qartë për të tërë se shqiptarët që vuajnë, që plaçkiten, persekutohen nga ky regjim apo narko-regjim, janë një shumicë dërrmuese në Shqipëri që kërkon përfaqësim politik për këtë shumicë.

Ky kapital, kjo energji është detyrim dhe imponim për të gjithë ne. Sot është një ditë e mirë për shqiptarët, dhe për opozitën. Të gjithë kemi këndvështrime individuale, individualitete politike, por kemi disa vija madhore të gjithë në këtë tavolinë, që duan një Shqipëri me demokraci ku nuk ka të pandëshkuar”, tha Vasili.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Korporata e drejtësisë në operacionin “Shpëtoni ushtaren Irena” vonohet edhe 15 muaj të tjerë!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarabër Malltezi, në një postim të tij …